14 dekanët e zgjedhur në fakultetet e Universitetit të Prishtinës

0
798

14 dekanë të Fakulteteve të Universiteteve të Prishtinës janë zgjedhur në mbledhjet e Këshillive të Fakulteteve.

Në mbledhjet konstituive  të mbajtura për zgjedhjen e përfaqësuesit të përkohshëm dhe për zgjedhjen e dekanëve të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, janë zgjedhur 14 përfaqësues të përkohshëm të Dekanëve në Senat si dhe Dekanët e 14 njësive akademike. Për zgjedhjen e dekanëve do të votohet në mbledhjen e senatit.

Sipas, KQZ-së në UP, zgjedhja e 28 përfaqësuesve pritet të miratohen në mbledhjen e dytë të Senatit të ri që sipas dinamikës parashihet të mbahet me datë 15 korrik.

Dekanët e zgjedhur në Univerisitetin e Prishtinës janë:

Prof.ass.dr.Dashamir Bërxulli- Fakuteti Filozofik

Prof.dr.Idriz Vehapi- FSHMN

Prof..dr. Lindita Rugova- Fakulteti Filologjik

Prof.ass.dr. Avni Puka- Fakulteti Juridik

Prof.asoc.dr.Fatos Ukaj- Fakulteti Ekonomik

Prof.ass.dr.Florim Grajçevci- Fakulteti i Ndërtimtarisë

Prof.asoc.dr.Isak Shabani-  FIEK

Prof.dr.Ahmet Shala- FIM

Prof.dr.Suzana Manxhuka-Kërliu- Fakulteti i Mjekësisë

Prof.asoc.Hazir Haziri- Fakulteti i Arteve

Prof.asoc.dr. Bedri Dragusha- Fakulteti i Bujqësisë

Pof.Asoc.Dr. Musa Selimi- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit

Prof.ass.dr.Blerim Saqipi- Fakulteti i Edukimit

Prof.dr. Violeta Nushi- Fakulteti i Arkitekturës