13 vjeçari shqiptar që me punimet e tij po mahnit edhe artistët ndërkombëtar

0
794

13 vjeçari, Enes Imeri është një artist i cili premton shumë me punimet e tij.

Për OxygenPress ai tregon se talent i tij për pikturën është vërejtur qysh në mësimin parafillor nga edukatorja e tij.

“Lodra ime e preferuar ka qenë lapsi, si i vogël kam filluar të pikturoj dhe kam zbuluar talentin tim dhe pasionin për pikturën”, thotë ai.

Piktura është një punë që Enesi e bën me shumë dashuri dhe dita e ditës mundohet të eksperimentoj në stile të reja.

Temat të cilat ai i realizon bazohen në stil të lirë, pasi sipas tij, ai po mundohet ende të kuptoj se cili stil i përshtatet më shumë.

Enesi vijon mësimet në shkollën “Naim Frashëri” në Bujanoc, por vendi ku ai jeton nuk i mundëson të marrë mësime shtesë diku tjetër përveq shkollës, për talentin të cilin ai ka.

Punimet të cilat ai ka realizuar për persona me ndikim në botë si Wunnie Harlow e edhe për ata vendor si Dafina Zeqiri, Melinda Ademi, Valza dhe 2ton janë pëlqyer dhe shpërndarë nëpër rrjete sociale nga vet këta personazhe gjë e cila ka qenë mbështetje e madhe për Enesin./OxygenPress.info