120 ushtarë shqiptarë të vrarë në armatën jugosllave, askush nuk kërkoi hetime e drejtësi

0
724

Qazim Berisha, profesori i gjuhës dhe letërsisë dhe shkrimtar i ftuar në emisionin “Oxygen” ka folur për një temë më shumë rëndësi për populllin shqiptar gjatë kohës së pushtetit jugosllav kur burrat bëheshin pjesë e shërbimit ushtarak si obligim ndaj atij regjimi.

“Kur kam filluar të shkruajë për martirët e dëshmorët në 1989/1991 dhe nxorra librin “Lot gjaku“ për 105 të vrarë  disi si ju mbeta borxh ushtarëve që ishin në arkivole nga ushtria jugosllave sepse ishte e njejta periudhë kur u vranë edhe 120 ushtar në armatën jugosllave “ thotë Berisha, i cili qysh nga ajo kohë ka botuar libra më përmbajtje të këtyre tragjedive të popullit shqiptar.

Berisha ka treguar se gjatë këtyre viteve janë vrarë shume shqiptarë të cilit ishin të obliguar të shkonin në ushtri dhe për vrasjet e tyre janë përdorur justifikime të ndryshme për të humbur gjurmët.

“Menjëherë pas demonstratave që ishin në Kosovë edhe në ushtrinë jugosllave fillojnë vrasjet, u vranë 13 shqiptarë në vitin 1981 në demonstrata e në ata muaj 7 shqiptarë u kthyen nga ushtria në arkivole, vetëm në vitin 1991 janë mbi 50 shqiptarë të vrarë. Ushtarët e parë shqiptarë të vitit 1981 të vrarë u kthyen me versionin duke thënë se kanë bërë vetëvrasje. Këshilli për të drejtat e njeriut i ka pas vetëm 63 ushtarë të regjistruar të vrarë por ka pas shumë më shumë sipas vizitave që kam bërë te familjarët. Krejt këta djem nga viti 1981-1991 janë vrarë nga dora serbe dhe urrejtja patologjike. Për disa familjarë është ngushëllim pasi janë kthyer trupat e të vrarëve por ka të tjerë që nuk i kanë kthyer kurrë dhe i kanë humbur gjurmët e të vrarëve.” thotë ai.

Berisha tregon që pak është punuar për hetimin e këtyre vrasjeve dhe ndriqimin e rasteve. Ai thotë se ka pas mundësi por nuk e kanë ngrit zërin me thënë pse po na vrani fëmijët tanë. Politikanët shqiptarë të asaj kohe kanë bërë apel që duhet përcjellur ata ushtar dhe nuk kanë ngrit zërin për mbrojtjen ë tyre. Në udhëheqësi janë ende ata njerëz.

“Në dialog nuk u përmendën kurrë këto raste dhe askush nuk punoi për këtë drejtim përveq një komisioni vullnetar të cilët arritën të shpallin dëshmorë këta të vrarë por ka plotë të tjerë të cilët nuk arritën të i shpallin dëshmorë. Ne nuk duhet të merremi me miqt tanë shqiptarë ne e kemi një armik është Serbia.” thotë Berisha.

Qazimi ka punuar për shumë vite në gazeta dhe ka shkruar për këto ngjarje por pas ca shkrimeve iu ndëprenë publikimet.

“Kam punuar në dy gazeta dhe aty shkruaja për këto raste, kur tregova për rastin e një djali shqiptar të vrarë aty i ndërpren shkrimet e mia. Kur shkova në familjen Rrustemi që e kishte djalin e vrarë i pyeta a kishte mundësi mos ta dërgonin djalin në ushtri, ata e pyetën LDK dhe nuk morrën përgjigje dhe kështu ai u nis. Pas këtij rasti i ndërpren shkrimet pasi kisha shkruar për parti politike.” thotw Berisha.

Berisha ka treguar edhe për rastin e Aziz Kelmendit dhe për vrasjen e tij të cilin e quan skenar.

“Unë kam vizituar familjen e Aziz Kelmendit, ata më kanë rrëfyër se një javë se para se të vritej Azizi iu ka shkruar që ti siguronin konviktin që të kthehej në studime pas kthimit nga ushtria në fakultet. Atyre iu është thënë se djali juaj i ka vra 4 ushtar dhe ka plagosur 5 të tjerë në gjumë dhe ai ka bërë vetvrasje pas kësaj ndodhie. Vrasja e Aziz Kelmendit ka qenë skenar, ato vrasje u bënë nga të tjerë për të nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve. Krejt këta djem nga viti 1981-1991 janë vrarë nga dora serbe“ thotë ai.

Qazim Berisha është autor i shume librave si: “Lot Gjaku”, “Aglirie”, “Kur vitet ikin”, “Fanar drite”, “Kronikë pas lufte”, “Oksigjeni i gjyshit”, “Nënëlokja”, “ 555 aforzima ndritin rrugën”, “Nuk ta fali dhembjen” dhe “Në zemrën time banon dhembja./oxygenpress.info