12 shqiptarë pretendojnë të fitojnë çmimin prestigjioz të arkitekturës

0
111

Janë zbuluar 383 projekte nga  Mies van der Rohe dhe Komisioni Evropian, të cilat projekte  janë të nominuara për Çmimin e Bashkimit Europian të vitit 2019 për Arkitekturën Bashkëkohore – Mies van der Rohe, shkruan ArchDaily.

Projektet, të cilat vijnë nga 36 vende në kontinentin evropian, përfaqësojnë një gamë të gjerë të tipologjive dhe llojeve të zyrave.

“Të propozuarit për vitin 2019 vënë në dukje zonat metropolitane si vendndodhjen e shumicës së projekteve, por gjithashtu zbulon akse të tilla si ato në Dublin, Bruksel, Lubjanë, Tiranë, ku jetojnë 100 milionë europianë dhe një e treta e numrit të përgjithshëm të projekteve të nominuara janë ndërtuar, “, shpjegoi koordinatori i çmimit Ivan Blasi.

Blasi këtë vit, gjatë muajit korrik ishte edhe në Kosovë në kuadër të Festivalit të Arkitekturës, i cili kishte folur për pavijonin e Mies van der Rohe.

Pjesë e listës së projekteve të nominuara janë edhe Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Nga Kosova janë nominuar tri projekte të cilat janë:

 

H House nga 4M Group e arkitektit Përparim

Garden House nga arkitekti Gëzim Paçarizi

Nga Shqipëria janë nominuar 13 projekte 8 prej të cilave janë krijuar nga arkitektë shiptarë ndërsa të tjerat janë nga arkitektë të huaj.

Ndërsa të tjera janë:

 

“The House of Leaves”. National Museum of Secret Surveillance / Studio Terragni Architetti, Elisabetta Terragni, xycomm, Daniele Ledda

Vlora Ëaterfront Promenade / Xaveer De Geyter Architects

The Courtyard House /Filippo Taidelli Architetto

Nga Maqedonia Veriore janë nominuar katër projekte një nga të cilët ështtë projektuar nga arkitekti shqiptar Besian Mehmeti në bashkëpunim me BINA dhe QB Arkitektura:

Skanderbeg Square in Skopje / BINA [bureau of inventive architecture], QB Arkitektura, BMA – Besian Mehmeti Architects

Ndërsa të tjera janë:

Chelsea business center / GMS

Urban Modular / Sara Simoska Arhitektura, MELEEM Skopje

Residential Building STOGOVO 14 / Attika Architects

Ndërsa nga Mali i Zi janë nominuar dy projekte të cilat janë:

Summer Houses / AKVS architecture

Hotel Kamenovo / Mit-Arh

Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore – Çmimi Mies van der Rohe u themelua në vitin 1987 dhe ndahet çdo dy vjet. Ashtu si në vitin 2017, ndërtesat kulturore përbëjnë pjesën më të madhe të projekteve të nominuara me 15%. Kjo pasohet nga ndërtesat me përdorim të përzier në 14% dhe ndërtesat për strehim kolektiv dhe projekte arsimore, të dyja me 10%.

Lista do të ngushtohet në një listë të shkurtër prej 40 projektesh në fund të janarit, ndërsa fituesi do të shpallet në prill të vitit 2019. Përveç çmimit kryesor, Fondacioni Mies van der Rohe edhe një herë do të japë një çmim të veçantë për arkitektët në zhvillim, fituesit i të cilit do të marrë një çmim prej 20 mijë eurosh./Ndërtimi.info/OxygenPress.info