111 vjeç dhe shkonte ende në palestër!

0
270

Çdo ditë në orën 15:00, Henry Tseng shkonte në një palestër në Westside për stërvitjen e tij të përditshme edhe pse ishte 111 vjeç.

Pasioni i Tseng për palestrën e bëri atë një njeriun më të famshëm në YMCA Collins & Katz Family në lagjen Sawtelle, ku ai kishte qenë anëtar për më shumë se 40 vjet.

Në vitet ’80, Tseng bënte yoga.

“Sa më i moshuar të jesh, aq më shumë keni nevojë për stërvitje”, tha vitin e kaluar Tseng për ”Los Angeles Times”.

Tseng ushtroi gjimnastikë deri një ditë para vdekjes, më 27 shkurt, në qendrën mjekësore  ”Ronald Reagan UCLA”.

”Ai ishte 111 vjeç dhe 231 ditë”, tha familja e tij.

Ai hante në mënyrë të rregullt, merte ndonjë multivitaminë dhe qëndroi larg alkoolit, cigareve dhe drogës. Por, sekreti i vërtetë për jetëgjatësinë, sipas tij, ishte të ushtroheshe rregullisht, të buzëqeshje çdo ditë dhe të mos shqetësoheshe.

“Unë kam shumë probleme të vogla si të gjithë, por them gjithmonë, harroje edhe këtë, asgjë nuk është e pamundur”, thoshte Tseng.