11 gra nga Kosova në objektin e OKB-së, prezantojnë Kosovën si shembull

0
311

Vlora Tuzi-Nushi shefe e zyrës së UN Women në Kosovë tregon se si gratë e Kosovës ishin në OKB në New York për të prezantuar Kosovën si shembull të mirë në trajtimin e rasteve të dhunë seksuale, respektivisht për skemën e reparacioneve që Kosova e ka si shembull.

“Komisioni për verifikimin e të mbijetuarve dhe shumë organizata e edhe ish presidentja Atifete Jahjaga ishim të ftuara për të prezantuar. Dhe atë ditë në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara ishin 10 gra në katin e 15 duke e prezantuar Kosovën ndërsa poshtë mbahej seanca e Këshillit të Sigurimit me Vlora Çitakun, nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që aq shumë gra ishin në ndërtesën e OKB-së duke e prezantuar Kosovë si shembull”, thotë Tuzi-Nushi.

Ajo ka shpjeguar se Kosova ndër të tjera, e ka të mirë mundësinë që të mbijetuarave të dhunës seksuale u ipet pension gjatë gjithë jetës, për dallim që ka shtete që u japin një shumë një herë dhe më nuk merren me to.

“Dhuna ndaj grave është krim ndaj njerëzimit”, Kofi Annan.