106 vjet nga Konferenca e ambasadorëve në Londër

0
123

Me 13 dhjetor, të vitit 1912, është mbajtur konferenca e ambasadorëve në Londër, e njohur ndryshe edhe si Konferenca e Paqes në Londër.

Në këtë takim ishin bashkuar gjashtë fuqitë më të mëdha të asaj kohe:Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia, ku trojet shqiptare u copëtuan, duke kënaqur egon e Serbisë dhe Greqisë.

Këto fuqi u mblodhën më 13 dhjetor 1912, si rezultat i sukseseve të ushtrive të Ligës Ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike.

Kjo konferenctë synonte të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Konferenca filloi punimet në dhjetor 1912 në St James’s Palace nën drejtimin e Sir Edëard Grey. Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti.

Më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia.

Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.  Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendimeve që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar. 40 përqind e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë. Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë. Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që morri konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike.

Nga ky vendim Greqisë Epirin Jugor, I dhuruan një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballkanikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike.