1000 Hebrenj në Prishtinë në vitin 1866

0
104
Për qytetin e Prishtinës të dhënat e para për praninë e hebrenjve aty, janë të vitit 1442, të cilat përmendin dy tregtarë hebrenj, njëri mesa duket nga Prishtina dhe tjetri nga Gjenova, “që ishin pagues taksash për punëtorinë e tyre të përpunimit të argjendtit”, dhe po për këtë vit përmendet edhe një punonjës dogane hebre që punonte aty.


Në një dokument osman të datës 2 gusht 1716 (13 shaban, viti i hixhrit 1128) midis emrave të banorëve të Deçanit, Lloqanit dhe Carabregut, që gjenden në listën e dokumentit gjendet edhe emri Ali Davis, i cili supozohet se mund të ishte hebre ose edhe grek i islamizuar.
Sipas disa të dhënave austriake në sanxhakun e Prishtinës, pas Salnamesë së vitit 1877 kishte 50 hebrenj, kurse në vitin 1903 rreth 350 hebrenj. Mbi praninë e tyre para këtyre viteve nuk kemi asnjë të dhënë, edhe vetë Evlija Çelebi që kalon nga Prishtina në vitin 1670 nuk na thotë asgjë në lidhje me ta.
Sipas Emil Vetu, konsullit francez që ndodhej në Shkodër, në Prishtinë në vitin 1866 kishte rreth 1000 hebrenj, nga 11000 banorë që ishte popullsia e përgjithshme.