10 thënie unike nga gratë më me ndikim në botë

0
1146

Nëse lexoni shprehjet e këtyre femrave legjendare, do e kuptoni sakaq që edhe ju mund të kontribuoni në zhvillimin e shoqërisë, pa marrë parasysh çfarë…

Jo domosdoshmërisht duhet të jeni në të njëjtën fushë veprimi, të keni jetuar në të njëjtën kohë apo të ndërveproni në të njëjtin mjedis specifik për të bërë ndryshime në këtë jetë. Dëshira dhe vullneti janë vetëm njëra anë e medaljes, shpesh duhet pakëz indicie që të bëhesh shembull frymëzues për shoqëritë.

Këto janë 10 thëniet unike nga Class.

1

Michelle Obama 
Ka akoma shumë arsye për të cilat ja vlen të sakrifikosh, por ka edhe shumë histori që duhet të bëhet

2

Mbretëresha Elizabet II
Unë nuk mund t’ju çoj në betejë, nuk ju jap ligje apo të administroj drejtësinë, por unë mund të bëj diçka tjetër, mund të jap zemrën time dhe përkushtimin tim ndaj këtij populli dhe gjithë kombeve të botës

3

Oprah Winfrey 
Jini mirënjohës për atë që keni; ju do të përfundoni duke pasur gjithmonë më shumë. Nëse përqendrohesh në atë që nuk ke, kurrë s’do të kesh mjaftueshëm

4

Angela Merkel 
Askush në Evropë nuk do të braktiset. Askush në Evropë nuk do të përjashtohet. Europa ka sukses vetëm nëse punojmë së bashku

5

J.K.Rowling
Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka. Nëse nuk jeton kaq i kujdesshëm edhe ti nuk mund të jetosh fare, në këtë rast, dështon pa vonesë

6

Helen Keller
Gjërat më të mira dhe më të bukura në botë nuk shihen apo preken, ato duhen ndjerë me zemër

7

Ellen DeGeneres
Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve

8

Hillary Clinton 
Në shumë raste, marshimi drejt globalizimit ka nënkuptuar edhe margjinalizimin e grave dhe vajzave dhe kjo duhet të ndryshojë

9

Beyoncé
Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin.

10

Angelina Jolie 
Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim