10 milionë euro gjobë për mungesë transparence

0
29

Facebook duhet të paguajë një gjobë prej 10 milionë euro (11,4 milionë dollarë) për shkak të mungesës së transparencës në atë që bën me të dhënat e përdoruesve, njoftoi të premten Agjencia italiane e Konkurrencës AGCM.

Sipas autoritetit, konsumatorët nuk janë të informuar në mënyrën e duhur rreth përdorimit të mundshëm komercial të disa të dhënave personale.

Gjiganti i medias sociale u gjobit gjithashtu për të mos lejuar që rrjeti social të kalojë të dhënat e tyre te palët e treta, përmes preferencave të paracaktuara të privatësisë./Atsh/OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu