1 në 3 të mbijetuar të Covid kanë probleme mendore dhe simptoma neurologjike afatgjata

0
107

Deri në 1 në 3 persona të infektuar me Covid-19 kanë probleme me shëndetin mendor ose simptoma neurologjike afatgjata, sipas një studimi.

Ekspertët zbuluan se 34% e të mbijetuarve të Covid-19, kryesisht në SHBA, u diagnostikuan me një gjendje neurologjike ose psikologjike brenda gjashtë muajve nga infektimi i tyre, sipas studimit të botuar të martën në revistën Lancet Psychiatry.

Diagnoza më e zakonshme ishte ankthi, i pranishëm në 17% të atyre që trajtoheshin për Covid-19, pasuar nga çrregullime të humorit (14% të pacientëve).

Ndonëse efektet neurologjike janë më të rënda te pacientët e shtruar në spital, ato janë të zakonshme edhe tek ata që nuk janë shtruar në spital.

Rezultatet ndihmojnë për të kuptuar mënyrën se si sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të vazhdojë të ndihmojë të mbijetuarit e Covid-19, thanë studiuesit.

“Kjo normë u rrit në mënyrë progresive ndërsa ashpërsia e sëmundjes Covid-19 u rrit. Rezultatet tona tregojnë se sëmundjet e trurit dhe çrregullimet psikiatrike janë më të zakonshme pas Covid-19 sesa pas gripit ose infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Tani duhet të shohim se çfarë ndodh pas gjashtë muajsh,” tha Maxime Taquet, një akademik në psikiatri në Universitetin e Oksfordit dhe një bashkëautor i studimit.

Pavarësisht se të dhënat mund të jenë të kufizuara, studimi ofron një pamje gjithëpërfshirëse të barrës afatgjatë që do të ketë pandemia.

Burimi: CNN, Lancet, Anabel