1.2 milionë euro për një OJQ për pastrim

0
106

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milionë e 200 mijë euro për organizatën jo-qeveritare “Ta pastrojmë Kosovën”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e ka quajtur “buxhet elektoral”, buxhetin për vitin 2019.

Ai ka drejtuar kritika rreth ndajres së mjeteve prej 1 milionë e 200 mijë euro për OJQ-n “Ta pastrojmë Kosovën”, ndërkohë që janë ndarë vetëm 900 mijë euro për kontejnerët për komuna, shkruan buletiniekonomik.

Selmanaj theksoi se buxheti nuk ka fare të bëjë me zhvillim ekonomik, dhe as me trajtimin e kategorive të personave të cilët në Kosovë konsiderohen të varfër./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu