​Senatorja amerikane thotë se ishte dhunuar kur ishte në ushtri

0
156

Senatorja amerikane, Martha McSally, që u bë pilotja e parë amerikane që merr pjesë në një luftë, foli në një seancë për ngacmimet seksuale në ushtri.

Republikanja nga Arizona tha se nuk e kishte raportuar përdhunimin pasi ndihej e turpëruar dhe konfuze.

“Për shumë vite nuk kam folur. Por, më vonë gjatë karrierës, kur ushtria po përballej me skandale dhe mënyra me të cilën përballeshin nuk ishte e përshtatshme, ndjeva nevojën që t’u tregoja disa kolegëve të mijë se edhe unë isha një e mbijetuar e përdhunimit”, u shpreh McSally para Senatit për Shërbimet e Armatosura.

Raportet për ngacmime dhe abuzime seksuale në ushtrinë amerikanë janë rritur me rreth 10% në vitin 2017.