​Historia e Prizrenit të shekullit XX vjen përmes një ekspozite

0
188

Në hapësirat e Kino Lumbardhit në Prizren, me 2 nëntor do të paraqitet ekspozita “Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernititet 1945-1949”.

Kjo ekspozitë do të paraqes historinë e Prizrenit të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ekspozita në fjalë  është rezultat i një projekti 8 mujor, përgjatë të cilit dhjetë të rinj u trajnuan në metodologjinë e historisë gojore, arkivim digjital e kurim të ekspozitave, e njëherësh intervistuan njerëz që patën rol në zhvillimin ekonomik e kulturor të Prizrenit të shekullit XX.

“Ekspozita “Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945-1989” ka një qasje ndërdsiplinare: duke realizuar intervista të historisë gojore, mbledhur dhe arkivuar burime vizuele dhe eksploruar strategji të ekspozimit të historisë shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Prizrenit.

Në njoftimin e organizatorëve thuhet se ekspozita do të eksplorojë kulturën dhe punën nga këndvështrimi i punëtorëve, duke i ruajtur kompleksitetet historike dhe duke shmangur reprezentime të thjeshtësuara të kaluarës socialiste.

Kjo ekspozitë është prodhim i Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës Kosovare për Histori Gojore. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 nëntor 2018. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu